Haradinaj uron Pashkët: Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar që kjo festë të shërbejë për ta forcuar respektin dhe harmoninë mes të gjithëve.
Haradinaj po ashtu u ka uruar për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
“Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët. Në këtë ditë të shenjtë, kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uroj paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shpresuar për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë. Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.