Haradinaj uron Pashkët: Shpresoj për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë

Kreu i i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët katolik dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Haradinaj ka thënë se populli shqiptar ka mbijetuar në rrethana të vështira ndër vite dhe se shqiptarët qëndruan bashkë pa dallim dhe kjo, sipas tij na bën popull të veçantë.

“Uroj posaçërisht Imzot Dodë Gjergjin dhe Kishën Katolike në Kosovë. Urim të veçantë për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button