Haradinaj: Vdekja e Rugovës zgjoi gjithë popullin në këmbë

Haradinaj thotë se angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Haradinaj bëri homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në 14- vjetorin e vdekjes së tij

Haradinaj tha se në këtë përvjetor, nderojnë veprën e presidentit Rugova dhe se momenti i ndarjes së tij nga jeta, zgjoi të gjithë popullin në këmbë.

“Sot bëmë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova të nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës, por edhe si njerëz dhe bashkëpunëtorë veprën e tij, por edhe momentin e ndarjes, një moment që e mbaj në mend gjithë jetën dhe që ka zgjuar gjithë popullin dhe një nderim i jashtëzakonshëm i popullit të Kosovës, i të gjithë miqve”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi se Kosovën e presin shumë sfida, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë./21Media

Back to top button