Hardinaj: Goditjet e Qeverisë kundër Ushtrisë, janë të qëllimshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti”.

Në një postim në “Facebook”, ai akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare. Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button