Hargreaves: Kosova është në një krizë serioze

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend, duke e cilësuar atë si më serioze sesa perceptohet.
Diplomati britanik theksoi rëndësinë e momentit aktual dhe vlerësoi se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.
“Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri dhe parlament të formuar siç duhet, të aftë për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me vendin e Kosovës në botë dhe në lidhje me fondet që aktualisht ndodhen në parlament, duke pritur të miratohen. Këto fonde nuk mund të përdoren për momentin dhe Kosova rrezikon t’i humbasë ato”, tha Hargreaves në një intervistë për radion lokale Gorazhdevc në gjuhën serbe.