Hargreaves: Liderët politikë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka quajtur thelbësore që Gjykata Kushtetuese të funksionojë e pavarur.
Hargreaves tutje ka shtuar se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen nga udhëheqësit politikë. E në fillim të muajit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.
“Britania e Madhe pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstitutimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për kohë të gjatë, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të fillojnë punën në interes të popullit të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves në X.