Harris bëhet zyrtarisht kandidate për presidente e demokratëve
Kamala Harris, vajzë e imigrantëve që u bë zëvendëspresidentja e parë në historinë e SHBA-së, siguroi zyrtarisht nominimin presidencial demokrat – duke u bërë edhe gruaja e parë me ngjyrë që drejton një parti të madhe.
Emërimi i Harrisit u bë zyrtar pas një raundi pesëditor të votimit në internet nga delegatët e Konventës Kombëtare Demokratike që përfundoi të hënën mbrëma. Në një deklaratë të lëshuar nga Partia Demokratike, thuhet se 99% e delegatëve kanë votuar për Harrisin.
Kurorëzimi i Harris-it si kandidate e partisë së saj mbyll një periudhë të trazuar dhe të furishme për demokratët, e nxitur nga performanca katastrofike e presidentit Joe Biden në debatin e qershorit.