“Harry dhe Meghan po divorcohen, njoftimi është vetëm çështje ditësh”

Martesa e Princ Harry-t me Meghan Markle po merr fund. Pavarësisht përçarjes së gjatë midis princ Harry-t dhe familjes mbretërore, ekspertja mbretërore Jennie Bond ka deklaruar publikisht, se Pallati do të ishte i gatshëm ta mirëpriste atë.

“Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”, kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore Jennie Bond.

Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.

“Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.

Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar./21Media 

Back to top button