“Harry Potter” vjen si serial në HBO Max

Bota e magjive të Harry Potter së shpejti në jetë në një serial të ri televiziv. Këtë e ka bërë të ditur Warner Bros Discovery në një intervistë për shtyp, ku po ashtu ka njoftuar se HBO Max dhe Discovery + janë kombinur zyrtarisht në një shërbim të ri, që thjeshtë u pagëzua Max.

Lajmi për këtë serial që bazohet në serinë e librave të popullarizuar të autores J.K.Rowling së pari u bë i ditur në fillim të këtij muaji, por detalet tjera nuk diheshin për të.

Tani dihet se çdo sezon i serialit do të bazohet në librat e saj. U njoftua edhe se në të do të luaj një kastë e re aktorësh.

Seriali i ri “Harry Potter” do të zhytet thellë në çdo libër ikonik të cilët fansat kanë vazhduar t’i preferojnë edhe pas kaq vitesh.

Autorja e librave Heri Poter, Roulling, do të jetë producente ekzekutive bashkë me Neil Blair e Ruth Kenley-Letts.

Ky njoftim i jep fund viteve të spekulimeve lidhur me atë nëse bota e magjive të Heri Poterit duhej të kalonte në serial televiziv.

Sa i përket serisë së librave të Harry Potter, ata kanë dëshmuar se kanë bërë për vete dashamirë të tyre në mbarë botën. Libri i parë “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u publikua në vitin 1997. E libri i fundit “Harry Potter and the Deathly Hallows”, u debutua në vitin 2007. Veç librave të cilët janë vlerësuar si ndër më të shiturit, u realizuan e dhe tetë filma të Heri Poterit, nga të cilët u fituan mbi $7.7 miliard dollarë në boks ofisin global.

Tani për tani nuk ka të dhëna reth asaj se kur do të lansohet seriali i ri Harry Potter./21Media

Back to top button