Hasakuka: Ne kemi fituar, diferenca jonë është shumë e madhe

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se në Prizren në raundin e parë asnjëherë s’ka pasë një parti më shumë se 40% dhe se kjo është fitore e tyre.
“I falënderoj të gjithë që morën pjesë në fushatën tonë zgjedhore. Mendoj që ka qenë një fushatë e suksesshme. Ne kemi fituar, diferenca jonë është shumë e madhe. Në Prizren në raundin e parë asnjëherë s’ka pasë një parti më shumë se 40%, jemi në rritje, jemi te 42%.Kjo përqindje do të rritet edhe më shumë me ardhjen e kutive të reja. Nuk është problem edhe nëse shkojmë në balotazh”, tha Haskuka.
I njëjti ka bërë thirrje të komisionerët dhe vëzhguesit që të monitorojnë situatën.

Sipas rezultateve të KQZ-së, deri më tani në Prizren janë numërurar 66.06% të votave, ku Haskuka prinë me 15.378 vota apo 40.84%./21Media

Back to top button