Hasani nënshkruan marrëveshjen për qasje në programe financiare me BE-në

Kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të Bashkimit Evropian

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se  marrëveshja “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME”  hap mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri Bajram Hasani dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të, Loweri Evans.

Ai tutje ka theksuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që është marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Back to top button