Hashim Thaçi vjen në Kosovë, viziton varrin e babait

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e viziton varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, më 16 mars.
Thaçi vendosi kurorë lulesh mbi varrin e babait te tij i cili u varros te martën.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.
Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.


