“Haven -1”, stacioni i parë privat hapësinor

Një stacion hapësinor sa një autobus, “Haven-1”,  i prodhur nga startup-i kalifornian “Vast”, pritet të niset në 2026  në hapësire dhe do të bëhet stacioni i parë komercial, sipas “The Daily Mail”.

Ai mund të strehojë deri në katër astronautë për misione 10-ditore, duke ofruar gjithsej 40 ditë ekuipazhi për kërkime shkencore si zhvillimi i ilaçeve, kristalizimi i proteinave, rritja e bimëve dhe studime mbi biologjinë njerëzore.

Back to top button