Haxhi Shala ekstradohet në Hagë

(Lajm i përditësuar)


Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala u ekstradua për në Hagë. Kështu kanë bërë të ditur burimet e RTV21.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë sot e ka zhvilluar një operacion në fshatin Banjë të Malishevës, ku e kanë arrestuar ish-deputetin Haxhi Shala, i njohur me nofkën e luftës si komandant “TOPI”.

Shala u intervistua në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.


Raportohet se Specialja arrestoi Haxhi Shalën, ZPS s’e komenton

Zyra e Prokurorit të Specializuare ka nisur sot një operacion të bastisjeve në Kosovë, por nuk ka bërë të ditur hollësitë e tij. Megjithatë, bëhet e ditur se në këtë operacion është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant “TOPI”.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por kjo zyrë nuk e pohoi as mohoi këtë.

“ZPS po kryen operacione në vazhdimësi dhe nuk ka asnjë koment të mëtejshëm”, tha për portalin rtv21.tv zëdhënësi i kësaj zyre, Chris Bennett.

Specialja së fundmi ka pasur edhe disa bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Artan Behramit si dhe Ismail Sylës./21Media

Back to top button