Haxhiu: 31 mjete transportuese të konfiskuara në Banjskë i jepen Policisë për shfrytëzim
31 mjetet transportuese që autoritetet e Kosovës i kanë konfiskuar vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit, i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë në veri të Kosovës, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Më pas, në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.