Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se mbrëmë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë.
Sipas saj, në laboratorin ku mbaheshin mostrat kanë pasur qasje vetëm tre persona.
Haxhiu ka thënë se kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe nëse ndiqet protokolli, ajo ka thënë se do të jetë e thjeshtë që të gjenden përgjegjësit.

“Mbrëmë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë. Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtësen e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto institute dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND. Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, deklaroi ndër tjera Haxhiu./21Media 
Back to top button