Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi për rezervat shtetërore, duke shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore.

E rreth kësaj, ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh) duke thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave të kryeministrit.

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Për këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kritikuar KPK-në dhe ZKPSH për mënyrën se si i referohen Kurtit.

“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt. Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, Kurti sot para mediave deklaroi se ai nuk ka refuzuar që ta japë dëshminë e tij, por që intervistimi duhet të bëhet në zyrën e kryeministrit.

Back to top button