Haxhiu për Bajram viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për nder të festës së Fitër Bajramit ka vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjaku.

Haxhiu ka publikuar fotografi në Facebook.

“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ajo.

Afrim Bunjaku është vrarë në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë./21Media

Back to top button