Haxhiu për deklaratën e Ramës: Kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se propozimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës është në kërkesë e vjetër e presidenti serb, Vuçiq.
Haxhiu ka thënë se kundërsulmi i Policisë së Kosovës të dielën, nga ku u vranë tre terroristë serbë e u arrestuan
“KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.” – kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, shkroi Haxhiu.
“Ajo që nevojitet janë patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Ministrja po ashtu falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin./21Media