Haxhiu reagon pas sulmit që i është bërë futbollistit Belgin Jashari

Ministrja në dorëheqje Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë futbollistit nga komuniteti Ashkali Belgin Jashari.

Ajo përmes një reagimi në facebook ka dënuar aktin e dhunës duke theksuar se kjo gjë është e papranueshme. “Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm”, shkroi Haxhiu.

Haxhu tutje ka shkruar se “Shtypja, racizmi dhe çfarëdo dhune tjetër nuk mund të tolerohet prandaj ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të lartë duke ndëshkuar autorin dhe me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen”, përfundoi ajo.

Belgin Jashari është sulmuar gjatë një ndeshjeje në Fushëkosovë. Për sulmin ndaj Jasharit ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Back to top button