Haxhiu reagon pasi PDK-ja dërgoi ligjet në Kushtetutese

Partia Demokratike e Kosovës sot ka dorëzuar dhjetëra ligje në Gjykatën Kushtetuese.. Lidhur me ketë ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se PDK po frikësohet nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë.
“PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese. Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”, ka shkruat Haxhiu në Facebook.
Ajo u shpreh e bindur që drejtësia do të mbizotërojë.
“Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve. 9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Pra siç kemi thënë: ju edhe mund të na vononi, por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi. Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve. Drejtësia do të mbizotërojë”, ka shkruar Haxhiu./21Media
Haliti i LVV-së e cilëson skandaloz dërgimin e ligjeve në Kushtetuese nga PDK-ja
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?