Haxhiu thotë se është përmbushur rreth 80% të agjendës legjislative

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media ka thënë se është përmbushur rreth 80% e agjendës legjislative të Qeverisë gjatë këtij viti.
Haxhiu ka thënë se gjatë kësaj periudhe është arritur të adresohen dhe përmbushin zotimet e dhëna.
Ajo tutje ka thënë se problemet që kanë pasur gjatë vitit me institucionet e tjera të drejtësisë si KPK kanë ndodhur për shkak të reformave që duan të bëjnë në këtë sistem. Sipas saj në vitin 2022 presin që të ketë bashkëpunim më të mirë dhe se do punojnë në këtë drejtim./21Media

Back to top button