Haxhiu u takua me Szunyog, u zotua se do t’i shtyjë përpara proceset e reformave në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot një takim me Ambasadroin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Haxhiu me ambasadorin e BE-së diskutuan për rëndësinë e Kodit Civil, njëkohësisht të cilësuar si një nga dokumentet më të rëndësishme pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ministrja Haxhiu e ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në hartimin e këtij dokumenti, si dhe përfaqësuesit e Projektit për Mbështetje nga BE, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë të angazhuar për punën e tyre.
Gjatë këtij takimi, Haxhiu është zotuar se mbetet e përkushtuar për t’i shtyrë përpara proceset e reformave në drejtësi, dhe se në këtë drejtim Kodi Civil mbetet prej proceseve më të rëndësishme dhe si i tillë do të vazhdojë të trajtohet me prioritet deri në miratimin e tij./21Media

Back to top button