Haxhiu uron 8 Marsin: Çdo arritje e grave është hap përpara për shtetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo theksoi se më 8 Mars nderohet kontributi i grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të fortë dhe më të barabartë. Sipas saj, çdo arritje e grave përbën një hap përpara për shtetin dhe demokracinë.

“Çdo arritje e grave është një hap përpara për shtetin dhe demokracinë tonë. Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Haxhiu.

Back to top button