Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Takimet ishin shumë emocionuese

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Haxhiu njoftoi se në Hagë ka qëndruar dy ditë të cilat i ka konsideruar sit ë pamjaftueshme për t’i kaluar me bashkëluftetarët.

“Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg. Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Ai më tej u shpreh i bindur se ata do të kthehen të pafajshëm.

“Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.
U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë.”, përfundoi Haxhiu/21Media

Back to top button