Haziri: Gjilani shënon ulje të rasteve me COVID-19

 
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se Gjilani po vazhdon të shënojë ulje të rasteve, ku aktualisht janë 74 raste aktive me COVID-19.
Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19 dhe të vaksinohen.
“Në ditën e 545-të ku po i vazhdojmë angazhimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shënojmë një ditë mirë ku ulja e rasteve aktive në bie 74. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër COVID-19 të Qeverisë së Republikës. Janë dy hapa të mëdhenj që ne kemi bashkëpunuar këto ditë të gjata, kujdesi me bartje të maskave e distancës sociale dhe preventiva nëpërmjet vaksinimit. Me këtë rast, iu shpreh ngushëllime 198 familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 27445 mostra, 9789 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 9517 janë shëruar, 198 persona e kanë humbur betejën, 74 raste janë aktive, 73429 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 7 pacientë, ndërkaq 14 mostra janë në pritje për rezultat.
Ndryshe, Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është themeluar më 13 mars 2020 nga kryetari, Lutfi Haziri, në të cilin përfshihen emergjencat civile dhe profesionistët shëndetësorë në nivel lokal e regjional./21Media

Back to top button