Haziri inkurajon të rinjtë për aftësim në ndërmarrësi

 
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin me Agjensionin për Zhvillim Rajonal Lindje, ka ftuar ndërmarrësit dhe të rinjtë e moshave 18 – 25 vjet, që deri me datën 30 shtator, të aplikojnë në trajnimet për ndërmarrësi, plan biznesi, marketing dhe menaxhim financiar, sepse do t’i kontribuojnë përgatitjes për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“AZhR-Lindje gjithmonë ofron mundësi të mira dhe shumë të veçanta për rininë, prandaj edhe trajnimet në fushën e ekonomisë janë në këtë funksion. Me këto trajnime të rinjtë aftësohen në të bërit biznes, në modulet e marketingut, menaxhimit të financave dhe hapat që duhet të ndiqen në krijimin e një biznesi të suksesshëm. Rinia gjilanase është e veçantë dhe shumë aktive, prandaj kjo është edhe një mundësi e përfitimit të njohurive në fushën ekonomike që do t’i pavarësojë ekonomikisht të rinjtë duke shkaktuar biznese të reja”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Ndërsa Agim Zeka, drejtor i AZhR-Lindje, ka theksuar se ky është një bashkëpunim mes dy Komunave dhe Gjilani ka ofruar mbështetjen e plotë me zotimin e kryetarit Haziri për mbështetje, sikur që në këtë drejtim në bashkëpunim dhe bashkëorganizim është edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Gjithashtu, Zeka ka bërë të ditur se aplikacionet mund të shkarkohen nga ueb faqja e AZhR-Lindje në platformën Facebook dhe të plotësuara të dërgohen në adresën elektronike info@ardaeast.eu./21Media
 

Back to top button