Haziri e konfirmon: Asnjë bisedë me VV-në

(Lajm i përditësuar)

“A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Haziri: Varet nga kush e propozohet

Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka folur për rëndësinë e procesit politik dhe marrëveshjes për propozimin e Vjosa Osmanit për presidente, duke vënë në dukje se mënyra se si është ndërtuar formula aktuale e LDK-së lidhet drejtpërdrejt me deklaratat e fundit të Lumir Abidhixhkut për nevojën e një marrëveshjeje. Ai thekson se transparenca dhe koordinimi politik janë vendimtare për këtë proces.

“A ka votë për Vjosa Osmanin për presidente? Kush e propozon Vjosa Osmanin është shumë me rëndësi. Formula që e ka ndërtuar deri në këtë ditë ka të bëjë me deklaratën e Abidhixhkut që tha këto ditë se duhet marrëveshje për këtë,” ka deklaruar Haziri.


Haziri e konfirmon: Asnjë bisedë me VV-në

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka konfirmuar se nuk ka ndodhur asnjë bisedë me LVV-në për ndonjë marrëveshje politike, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë politike në procesin e ndërtimit të institucioneve pas 28 dhjetorit.

Ai kërkon që partia të tregojë qartë vizionin e saj dhe mënyrën se si do të veprojë, duke nënvizuar mungesën e bisedave me Vetëvendosjen.

“Asnjë bisedë me VV. Duhet të na tregojë se si e sheh ndërtimin e institucioneve pas 28 dhjetorit e ka obligim para politikës,” ka thënë Haiziri.


Situata aktuale në LDK, Lutfi Haziri: Abdixhiku e ka bërë aktin politik, e ka dhënë aktin e dorëheqjes

Lutfi Haziri nga LDK-ja është shprehur se Lumir Abdixhiku e ka për nder të jetë kryetari i katërt i kësaj partie.

Duke folur për situaten aktuale brenda partisë, Haziri shtoi se Abdixhiku e ka bërë aktin politik,duke e dhënë aktin e dorëheqjes.

“Lumir Abdixhiku e ka për nder me qenë kryetari i katërt i LDK-së. Abdixhiku e ka bërë aktin politik, e ka dhënë aktin e dorëheqjes”, tha Haiziri teksa shtoi se gjithçka do të vedoset në mbledhjen e LDK-së.


Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë aksujt, Rugova la trashëgimi në LDK 

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, Rugova e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike. Ai theksoi se fryma Rugoviane nënkupton respekt, bashkëpunim dhe përkujdesje për familjen dhe komunitetin, dhe kritikoi sjelljet arrogante si të papajtueshme me këto vlera.

Haiziri gjithashtu reflektuar mbi mungesën e fizikshme të Ibrahim Rugovës, duke e cilësuar atë si një ndëshkim të madh për LDK-në për shkak të gabimeve të bëra.

“Se ka marrë askush, do isha i lumtur të shija të kishte vlera Rugoviane. Fryma Rugoviane është me mbrojt familjen tënde, në kuptimin politik; kur fiton, shumë më mirë është të sjellesh sjellshëm dhe të afrohesh me të tjerët. Ne nuk kemi garuar për qeveri në kohën e Ibrahim Rugovës, qeverinë ia kemi dhënë dikujt tjetër. Të ndash shtëpinë tënde, të mos bësh bashkëpunim politik, të ulesh me sjellje arrogante – kjo nuk është vlerë Rugoviane,” ka deklaruar Haiziri.

Ai shtoi se, “këpucët e Ibrahim Rugovës nuk i kanë bërë askush, tamon, as sot as në të ardhmen. Mungesa fizike e tij më 17 nëntor të vitit 2007 është ndëshkimi më i madh për LDK-në, për shkak të gabimeve tona.”.

Tutje Haziri ka shtuar se Rugova ”la trashëgimi LDK-në’./RTV21/21Media

Back to top button