Haziri: Kurti e kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një autonomi politike në 17.3 % të territorit të Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kundërshtoi një Asociacion, por po e pranon një autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës.
Haziri tutje ka shtuar se për tri vjet kryeministri Albin Kurti herë po thotë se kemi marrëveshje me Serbinë e herë nuk kemi.
“Tre vite vjet as Po e as Jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje se nuk është nënshkruar. Po ju duan juve e jo neve. Kemi draft-statut e më vonë thanë nuk kemi. Është dokument zyrtar i punuar nga tre ekspertë europianë, dërgon komentet me shkrim dhe në mënyrë zyrtare kthehen prapa e thonë është Non Paper dokument dhe pa autor”, ka shkruar Lutfi Haziri në “Facebook”./21Media