Haziri: Në muajt e fundit na trazuan, por u dëshmua që LDK është shkollë politike

 

Lutfi Haziri që ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), edhe njëherë ka uruar Lumir Abdixhikun për detyrën e të parit të kësaj partie. “Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”.

Haziri tha se muajt e fundit janë shoshitur e analizuar për atë se si do të kalojë LDK procesin e zgjedhjet së kryetarit e për çka tha se gjitha vlerësimet kanë rënë poshtë.

“LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Lumir Abdixhiku më 14 mars është zgjedhur kryetar i ri i në Kuvendin zgjedhor të LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës./21Media

Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U…

Posted by Lutfi Haziri on Tuesday, 16 March 2021

Back to top button