Haziri: Ohri mund ta komplikojë procesin e dialogut

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri i tha RTV21 se takimi në Ohër mund ta komplikojë më tutje procesin e dialogut. Ai tha se megjithatë ky proces mund njëkohësisht ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel. Haziri foli pak ditë përpara se të nisë një takim i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Takimi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe liderët pritet të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit evropian për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve

“Tanimë diplomacia e Lajçak është pjesë e praktikës së modalitetit të negociatave. Qëndrimi javën e kaluar në Prishtinë, një vikend në mes i zbrazur për t’u kthyer në Serbi dhe për të përgatit takimin e Ohrit. Ne kemi një marrëveshje në parim e pranuar nga të dy palët dhe tani presim që pjesë e atij takimi të bëhet edhe dokumenti plotësues që llogaritet të jetë pjesë integrale e marrëveshjes për të cilën nuk ka dakordim të palëve dhe me vet faktin që ka një dallim te kjo çështje, atëherë Ohri mund ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel, apo mund ta komplikojë edhe më tutje këtë proces të dialogut. Mbetet të shihet prej palëve”, tha Haziri për RTV21.

Back to top button