Haziri para seancës: Është bërë neveritëse për qytetarët dhe për neve

Deputeti  i LDK-së Lutfi Haziri e cilësoi si neveritëse krejt këtë që po ndodh me moskonsituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Jemi vonë, është bërë neveritëse për qytetarët dhe vetë neve. Ka rrugë e mundësi që duhen mu shtjerr deri në fund. Për LDK-në nuk ka të bëjë emri i përveçëm por parimi që konstituimi të finalizohet, dhe një marrëveshje politike është përtej urgjencës sepse Kosova është në krizë politike”, tha Haziri.

Ai fajësoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti  i cili sipas tij nuk po punon për zhbllokim të Kuvendit.

“Nëse i duhet zonja Haxhiu si arsyetim për shkak se nuk po mundet me ndërtu qeverinë, është problem i tyre jo i yni”, tha Haziri, duke shtuar se Kurti ka bërë fushatë negative dhe ka lënduar kolektivisht.

Back to top button