Haziri pas protestës në Tiranë: Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës në Tiranë duke publikuar fotografinë që u bë virale nga kjo protestë.
“Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë”, është postimi i Hazirit në Facebook, ku ka përdorur edhe flamurin e Kosovës e atë të Shqipërisë.
Protesta që u mbajt sot në Tiranë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, mblodhi shumë qytetarë e personalitete të shquara, të cilët kërkuan drejtësi./21Media