Haziri: Kjo është marrëveshja politike që kërkon LDK-ja për presidentin

(Lajm i përditësuar)
Haziri pas kritikave të PSD-së: Ne jemi LDK, jemi Rugovistë
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, iu përgjigjur kritikave të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili sot përmes një aksioni i shpalli Lumir Abdixhikun dhe Bedri Hazmën anëtarë nderi të LVV-së.
Haziri tha se Molliqaj e ka natyrën e opozitarit, por sipas tij LDK-ja nuk mund të ndryshojë.
“Ne jemi LDK, ne jemi LDK-ja e Ibrahim Rugovës, jemi Rugovistë, nuk mundemi me ndryshuar”, tha ai.
Haziri për Kurtin: Pas këtyre zgjedhjeve ka ndryshuar
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh optimist se deri më datën 4 mars do të ketë një marrëveshje politike për presidentin.
“Deri tash, e 15 muaj zoti Kurti ka favorizuar një bashkëpunim me LDK-në dhe ka përjashtuar në sekuenca të caktuara politike rolin e PDK-së”, tha ai.
Më tej, vlerësoi se Kryeministri Kurti ka filluar të ndryshojë sa i përket zhvillimit të dialogut politik.
Sipas tij, për 5 vjet Kurti ka thirrur në takim partitë politike vetëm tri herë.
“Por pas këtyre zgjedhjeve ( Kurti) ka ndryshuar dhe ka filluar me gjysmë hapi me instaluar politikën, ka instaluar dialog mes LDK-së dhe PDK-së, është një dialog”, tha ai.
Haziri: Kjo është marrëveshja politike që kërkon LDK-ja për presidentin
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 sqaroi kërkesën e subjektit politik ku ai bën pjesë për postin e presidentit, e që është marrëveshja politike me LVV-në.
“LDK-ja propozon dhe LVV-ja e miraton një emër për president, cilido qoftë ai emër, por i pranueshëm mbi palët”, tha Haziri.
Haziri: Murat Jashari e ka rikonfirmuar sa e paprekur është nga politika Familja Jashari
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi edhe deklaratën e Murat Jasharit se nuk pranon postin e presidentit.
“Në këtë rast, Familja Jashari arriti me rezistuar çfarëdo lloj lakmie për pushtet. Deklarata e Murat Jasharit e ka rikonfirmuar se sa lartë është kjo familje dhe sa e paprekur është nga politika”, tha ai.
Ai shtoi se familja Jashari është burrim i pashterrur i idealizmit.
Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se për postin e presidentit duhet një marrëveshje politike për të propozuar një emër për president.
“Problemi që ka dalë kohëve të fundit është se proceset i adapt emrit të përveçshëm nuk ishte e drejtë, kjo në politikë nuk quhet normale”, tha Haziri./21Media