Haziri për Osmanin, Kurtin e Konjufcën: Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka adresuar kritika ndaj krerëve të shtetit, duke i akuzuar ata për dështim.

“Trojka e Republikës Kurti, Osmani-Sadriu dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen Europiane mbi Republikën e Kosovës për shkak dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët.

Një pranim pa Republikë dhe veç si Kosovë dhe me një gur në qafën e saj, si kushtëzim në aspiratsn euroatlantike.”, ka shkruar Haziri.

Më tej ai ka thënë se Osmani, Kurti e Konjufca kanë humbur besimin e qytetarëve.

“Jeni detyruar që zotimet me shkrim e nënshkrim t’i jepni sepse askush nuk ju beson më. Dhe për çka? Përr ta demtuar Republikën.

Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj!”, ka përfunduar Haziri./21Media

Back to top button