Haziri: Akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në qytetin e demokracisë
Dy persona kanë vdekur në qendër të Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur keqardhje për vrasjen e dyfishtë, e cila ndodhi pak orë më parë në Gjilan.
“Shpreh keqardhjen time më të thellë për vrasjen e dyfishtë, e cila sot tronditi Gjilanin. Dhashtë Zoti që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në qytetin e demokracisë, sigurisë, e kulturës qytetare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, dy persona familjar N.B., dhe N.B, kanë vdekur sot në mesditë afër këmbimores.
Nga drejtoria rajonale e Gjilanit e kanë konfirmuar rastin për rtv21.tv.
“Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasje, njëri person ka vdekur aty në vend kurse tjetri ka vdekur rrugës duke e dërguar në QKUK, nuk kemi informacione ende për të dyshuar, të vdekurit janë familjarë “, kanë thënë nga drejtoria e Gjilanit, duke mos dhënë më shumë detaje për këtë rast./21Media