Haziri: Deputet e Këshilit të Evropës nuk reagojnë qysh reagojnë depuetët e LVV-së përmes Dejona Mihalit

(Lajm i përditësuar)


Haziri: Zero borxhe kam lënë në Gjilan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se nuk i ka lënë asnjë borxh komunës së Gjilanit kur e ka dorëzuar mandatin e tij.

”Zero borxhe”, tha shkurt Haziri.

Teksa komentoi deklaratat e kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit se ka pasur 26 milionë euro, Haziri shtoi se ‘njeri mundet me mbulu dështimin e vet me gjithçka sot”.


Haziri: Në rrjetet sociale po i kontrollojnë punëtorët, po humb liria individuale

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se me veprimet e qeverisë Kurti nuk ka qeverisje, por administrim.

Haziri përmendi edhe hezitimin e njerëzve për tu takuar me opozitën, pasi që sipas tij, kjo qeveri po kontrollon punëtoret në rrjetet sociale.

”LDK-ja nuk është ka frigohet, në rrjetet sociale i kontrrollojnë punëtoret e arsimit, shëndetësisë, komunës gjithë natën, në mëngjes i kërkojnë pse ke qenë, kush ka thënë me shku, s’ka qeverisje kjo është administrim, po humb liria individuale”, tha Haizir.


Haziri: Pas dinarit është një listë e veprimeve politike që ka me shkaktu kjo qeveri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se pas çështjes së dinarit, është një listë me veprime politike që Qeveria Kurti ka me shkaktu deri në zgjedhje.

”E di që është një listë e veprime politike që kjo Qeveri ka me shkaktu pas dinarit, ka me shkaktu dihet tash quhet sekret publik, vec pritet koha kur ka me ndodh deri në zgjedhje ka me ndodh prarp, dinari ka me u menaxhu, ka me ardh tjetra, ka me ardh tjetra”, tha Haziri.


Haziri: Ali Ahmeti ia ka borxh Kosovës me ia kthy tokën

Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se Kosova ”tokën e humbur e harron, tokën e mrendshme e mbrojmë”.

Haziri tutje shtoi se çështja për tokat e humbura është problem legjitim, në këtë pjesë me theks të veçantë, Haziri e përmendi rastin me Maqedoninë e Veriut.

”Sa herë shkojë në Shkup me qëllim ia përmendi se Maqedonia e ka borxh atë tokë Kosovës. Ne nuk kemi problem të hapur me Maqeodninë, Ali Ahmeti e ka për obligim me i thënë me ja kthy tokën Kosovës se për emrin kushtetues që ne e kemi ndërru me Greqinë ti ke marrë tokë”, tha Haziri.


Haziri: Kurti nuk ka bërë asgjë çka ka thënë, ka bërë atë që se ka thënë

Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri foli për programin e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Haziri tha se projketet e Kurtit kanë dështuar, e që sipas tij, LDK-ja me programin e tyre për zgjedhje po mundohet për ”ta spjeguar se dallimi është si nata me ditën”.

”Kurti nuk ka bërë asgjë çka ka thënë, ka bërë atë që se ka thënë”, tha Kurti.


Haziri: Kosova administrohet nga ”trojka” nuk qeveriset

Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri foli për politikën e jashtme të Kosovës, dhe punën e Ambasadave kosovare, që sipas tij, drejtohen nga dy ose tre persona.

Haziri tha se ”Kosova po administrohet prej trojkes”.

”Ambasadat kosovare janë në shërbim të 2 ose 3 njerëzve, Kosova nuk po qeveriste, Kosova po administrohet prej trojkes, tre njerëz janë në Kosovë që administorjnë, njoni ka fuqi shumë tjerët janë hije, aj që ka fuqi shumë dihet kta dy tjerët përcjllen”, tha Haziri.


Haziri: Ambasadat janë bërë celula të LVV-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se amabasadat e Kosovës janë bërë celula të LVV-së.

”Celula idelologjike të një parite me shumicë, aty punohet p dy, tre njerës as për krejt partinë  jo, më vjen keq prej atyre njerëzve”, tha Haziri.


Haziri: Kurti po e kërkon garën e pshtymës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon që ta mbajë problemin e hapur me Veriun e Kosovës, sipas tij ai nuk merret me problemet tjera.

Gjithashtu Haziri shtoi se ”Nuk besojë që neve na ndihmonë narrativa e Kurtit që po e lyp garën e pshtymes”.


Haziri: VLEN në Shkup do ta ketë fatin e VLAN në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se në Maqedoninë e Veriut ”ka me pasur itnetitete tjera, por vetëm Maqedonase”.

Haziri ndër tjera ka shtuar se politika në Maqedoninë e Veriut do ketë përqarje. Haziri gjithashtu ka shtuar se Kurti dëshiron atje ta dërgoj ”këshilltarin e tij për ta bërë deputet, nuk është larg mendjes që kjo opozitë të transformohet në LVV”.

”Vlen në Shkup ka me pas fatin e vlanit në Kosovë”, tha Haziri.


Haziri: Kurti ka shkaktuar trazira, ka shkaktu marrdhënie të kqija me Maqedoninë e Veriut

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë mardhënie të kqija me vendet fqinje, me theks të veçantë me Maqeodninë e Veriut, se tash gjatë kohës së Qeverisë Kurti.

”Ka shkaktu trarëzira, ka shkaktu mardhënia të kqija, kurr s’ka qenë në marrdhënie me të kqija”, tha Haziri ndër tjera.

Ai tutje ka shtuar se Kurti i ka ftohur marrdhëniet me SHBA-të, por sipas tij, ”Ata nuk punojnë me Qeverinë thonë se e kena mik popullin e Kosovës”.


Haziri: Duhet të mësohemi t’i lexojmë ligjet…

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet respketuar.

”Problemi është se ne duhet të mësohemi t’i lexojmë ligjet qysh shkruhen dhe jo qysh është e kojshme”, tha Haziri.


Haziri: Deputet e Këshilit të Evropës nuk reagojnë qysh reagojnë depuetët e LVV-së përmes Dejona Mihalit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se LDK-ja vendimet e Gjykatës Kushtetuese gjithmonë i respekton.

Këtë e tha lidhur me thirrjen që Qeveria e Kosovës pritet ta bëjë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, që do t’i hap një rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haziri ndër tjera ka shtuar se Këshilli i Evropës nuk reagojnë qysh ”reagojnë depuetët e LVV-së”.

”Deputët ndërrojnë në asamblenë paralmentare, Këshilli i Evropës nuk reagojnë qysh reagojnë depuetët e VV-së përmes Dejona Mihalit që ju shkrun mesazhe”, tha Haziri./21Media

Back to top button