HBO anulon dramën “Westworld” pak kohë para sezonit të pestë

HBO anulon dramën “Westworld” pak kohë para sezonit të pestë

HBO ka njoftuar se ka anuluar dramën “Westworld”.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për Nolan dhe Joy, së bashku me kastin e tyre jashtëzakonisht të talentuar, producentët dhe ekipin, dhe të gjithë partnerët tanë në Kilter Films, Bad Robot dhe Warner Bros Television. Ka qenë një emocion për t’u bashkuar me ta në këtë udhëtim”, thuhet në deklaratë.
“Westworld” përfundon pas katër sezonesh, i fundit prej përfundoi në gusht.
Gjatë transmetimeve për gjatë gjithë kësaj kohe, drama arriti “të kap” 54 nominime për Emmy dhe fitoi nëntë prej tyre, sipas HBO.
Krijuesit kishin shprehur më parë dëshirën për një sezon të pestë për të përfunduar historitë aktuale.
Në shfaqje luajtën ndër të tjera Evan Rachel Wood, Thandiwe Newton, Ed Harris, Jeffrey Wright dhe Tessa Thompson./21Media 

Back to top button