Hegseth: Çfarë do të ndodhë më pas do të jetë në duart e venezuelianëve

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, foli për CBS News pas vizitës në bazën ushtarake Joint Base Andrews në Maryland, ku u kthyen ushtarët amerikanë pas misionit të suksesshëm në Venezuelë.

“Pashë më të mirën e Amerikës, pashë burra dhe gra që i kushtojnë jetën e tyre mbrojtjes së vendit tonë dhe përmbushjes së atij misioni,” i tha ai partnerit amerikan të BBC-së.

I pyetur nëse Trump do të marrë miratimin e Kongresit për hapat e ardhshëm lidhur me Venezuelën, Hegseth u shpreh: “Ky ishte një operacion i zbatimit të ligjit”, por shtoi se “do ta mbajmë Kongresin të përfshirë”.

“Çfarë do të ndodhë më pas do të jetë në dorën e venezuelianëve për ta vendosur, por në fund Amerika do të përfitojë… nga pikëpamja e sigurisë dhe e prosperitetit, dhe ne besojmë se edhe populli venezuelian mund të përfitojë,” tha ai.

Hegseth e lavdëroi Trumpin si një “president veprimi” dhe shtoi se “në këtë botë të rrezikshme nuk mund të ketë paqe pa forcë”.

Sekretari i Mbrojtjes foli gjithashtu gjerësisht për “prosperitetin e naftës” për Amerikën, si një tjetër faktor që qëndron pas misionit.

Back to top button