Hendboll, ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve

Trepça – Prishtina dhe Rahoveci – Besa Famgas janë gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Shortin e ka tërhequr komesari i garave, Isak Osmani.

Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet me 6 e 7 maj. Vendi do të përcaktohet ndërkohë.

Ndeshjet gjysmëfinale pritet të jenë të forta dhe me rivalitet. Të gjitha katër skuadrat synojnë vend në finale dhe kanë pretendime në këtë edicion./21Media

Back to top button