Hendboll: Nesër Kosova -Turqia

1 min read

Ndeshja nga ora 19:15 transmetohet drejtpërdrejtë nga Kompania Mediale 21

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nesër e zhvillon ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror. “Dardanët” presin Turqinë, ku synojnë të shënojnë fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese. Në katër ndeshjet e deritashme Kosova ka pësuar dy humbje nga Greqia, një nga Turqia, ndërsa ka barazuar me Belgjikën. Takimi i nesërm ndaj Turqisë zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet prej orës 19:15 dhe transmetohet drejtpërdrejtë nga Kompania Mediale 21./21Media