Hendbollistet e Kombëtares U18 kanë arritur në Kinë

Çdo gjë është gati për Kampionatin e dhjetë Botëror për hendbollistet e reja (U18) që do të mbahet në Chuzhou të Kinës prej 14 deri më 25 gusht.
Pas një udhëtimi të gjatë, hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë arritur në Chuzhou të Kinës.
“Është kjo tjetër pjesëmarrje historike e ekipeve kombëtare të hendbollit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Të mërkurën, më 14 gusht, vajzat tona luajnë ndaj Brazilit. Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 në arenën me 3600 ulëse.
Të enjten është ndeshja Kosova – Franca, sërish nga ora 16:00. Ndërkohë të shtunën e ardhshme nga ora 14:00 është ndeshja India – Kosova.
Më pas janë edhe ndeshjet për plasman.
Grupi është shumë sfidues, por Kombëtarja U18 ka bërë përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të denjë në Botëror./21Media