Herë vranët e herë me diell, temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 6 dhe 9 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 17 dhe 22 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juperëndimit deri në mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ndërsa, për sa i përket fundjavës, IHMK-ja bëri të ditur se parashihet të ketë rritje të temperaturave./21Media