Heta: Uji dhe kanalizimi në Drenas do të zgjidhen shpejt, problemi s’duhet të diskutohet më

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Gazmend Hetat në debatin zgjedhor në RTV21 prezantoi planin e tij të qeverisjes.
Ai u shpreh i vendosur që çështjet kryesore të ujit dhe kanalizimit të zgjidhen brenda një periudhe të shkurtër, duke nënvizuar përkushtimin e tij ndaj realizimit të projekteve kapitale për qytetarët e Drenasit dhe Kosovës.
“Unë mendoj që problemi i ujit dhe kanalizimit në Drenas nuk duhet të diskutohet më. Nëse unë vij në qeverisje të komunës, do t’i përfundojmë brenda një kohe të shkurtër. Kam përgatitur një pako me 30 projekte kapitale që përfaqësojnë qytetarët e Kosovës,” tha Heta.