Hetemi pret në Leposaviq Ademin, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka pritur në këtë komunë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kështu ka bërë të ditur këtë të shtunë Hetemi përmes një postimi në Facebook, i cili bëri të ditur se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

“Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve. Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje”, thuhet në njoftimin e Hetemit.

Back to top button