RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Hetime për transplantim të dyshimtë veshkash në Kroaci, i përfshirë një donator kosovar

Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ndaloi përkohësisht programin e transplantimit të veshkave nga donatorë të gjallë në Qendrën Spitalore në Zagreb, për shkak të dyshimeve për trafikim të organeve at

nga Venera Grabanica8 qershor 20228 qershor 2022

Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ndaloi përkohësisht programin e transplantimit të veshkave nga donatorë të gjallë në Qendrën Spitalore në Zagreb, për shkak të dyshimeve për trafikim të organeve atje, në vitin 2019.
Siç raporton Radio-Televizioni Kroat (HRT), bëhet fjalë për dhurues të veshkave nga Serbia dhe Kosova “të dy me status më të ulët social” – ndërsa pranuesit e organeve janë burra nga Kroacia.
Ministria kroate e Shëndetësisë tha se rasti, fillimisht, është dorëzuar në Dhomën e Mjekëve të Kroacisë, për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës Mjekësore, ndërsa më pas edhe në Prokurorinë e Shtetit.
Duke iu përgjigjur akuzave për trafikim organesh, Qendra Spitalore në Zagreb tha se “të gjitha transplantimet janë kryer me miratimin e Komisionit të Etikës” të kësaj qendre.
“Të gjitha aktivitetet dhe procedurat e ndërmarra janë identike me procedurat që kryhen në të gjitha qendrat tjera të transplantimeve në Republikën e Kroacisë, ku bëhen transplantime të veshkave nga një donator i gjallë, që nuk ka lidhje me pranuesin”, thuhet në një deklaratë të Qendrës Spitalore në Zagreb.
Në Kroaci, transplantimi i organeve nga donatorë të gjallë, që nuk kanë lidhje me pranuesin, është i mundur.
Kontrollet janë të rrepta dhe donatorët duhet t’u nënshtrohen testeve specifike psikologjike, miratimit nga ekspertë të qendrës së transplantimit dhe komisionit të etikës së institucionit shëndetësor ku kryhet transplantimi, raporton HRT.
Reklamimi i disponueshmërisë ose nevojës për organe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Avokatja Nevena Alinoviq, nga Departamenti i Shkencave Ligjore në Universitetin e Splitit, tha për HRT-në se transplantimi i organeve në rastet kur personi dhurues është viktimë e trafikimit me qenie njerëzore, ndëshkohet me dënimin më të rëndë – deri në dhjetë vjet burgim.
Sipas HRT-së, Kroacia, me më shumë se 100 transplantime veshkash në vit, është në mesin e vendeve udhëheqëse në botë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

15 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë