Hetimet për lidhjet e pretenduara Trump-Rusi

Shefat e shërbimeve amerikane dëshmuan para Senatit

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Inteligjencë, Den Kouts, shefi i Agjencisë Kombëtare për Siguri, Michael S. Rogers ushtruesi i detyrës i drejtorit të FBI-së, Endru Mekejb dhe zëvendës-sekretari për drejtësi, Rod Rosenstein, dëshmuan para Komitetit të Senatit amerikan për çështje të inteligjencës në lidhje me atë, se a ka ndikuar presidenti amerikan, Donald Trump, në procesin e hetimeve për lidhjet e pretenduara me Rusinë të bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan.

Mekejb dhe Rosenstein theksuan se nuk kanë ndier ndonjë trysni nga ana e Trumpit për të fshehur në publik lidhjet potenciale mes bashkëpunëtorëve të tij dhe Rusisë, gjatë zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar.

Megjithatë, Kouts dhe Rogers refuzuan që të flasim për detajet e takimeve me Trumpin dhe për takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajve të kaluar, transmeton rtv21.tv

Ata refuzuan të përgjigjen në pyetjet se a ka kërkuar Tuamp nga ata që të deklarojnë publikisht se nuk ka dëshmi për lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me Rusinë.

Gazeta Uashington Post në mars shkroi se Trump kishte kërkuar nga Kouts që të intervenoi dhe të urdhëroi drejtorin e atëhershëm të FBI-së James Komen që të tërhiqet nga hetimet për lidhjet me Rusinë të  këshilltarit të Trumpit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn..

Ndërkohë, ish-sekretari amerikan në Ministrinë e Punës, Robert Reich, deklaroi se po frikësohet se Trump është duke e humbur arsyen dhe shtoi se ka ardhur koha që të shtrohet seriozisht mundësia e shkarkimit të tij.

Reich, i cili ishte sekretar në administratën e Bill Klintonit, deklaroi se ka ardhur koha që të shqyrtohet seriozisht zbatimi i amendamentit të 25-të të kushtetutës, i cili mundëson shkarkimin e presidentit, i cili nuk është i aftë të ushtroi funksionin./21Media

Back to top button