Hetuesi për aksidentin e autobusit në Bullgari: Shkak për tragjedinë është gabimi njerëzor

Hetuesi bullgar, Mlladen Petrov ka thënë se sipas gjitha rezultateve, shoferi i autobusit është fajtori për aksidentin tragjik në autostradën ”Struma”, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
”Është vërtetuar pa mëdyshje nga provat dhe ekspertiza se tragjedia në autostradën ”Struma” është shkaktuar nga sjellja e shoferit. Vetëm veprimi i tij është arsyeja që kjo situatë të ndodhë dhe të kthehet në një aksident që përfundon me një rezultat të këtillë”, ka thënë Petrov në një deklaratë për BTV.
Sipas tij, ekspertiza ka konstatuar se përfundimisht nuk ka pasur lëndë djegëse në autobus.
”Në situatën konkrete, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e murit mbrojtës ka sjellë depërtim dhe shkatërrim të elementeve strukturore, ngjeshje të rezervuarit, ngjeshje të përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shpërndarje të bollshme të shkëndijave të shkaktuara nga fërkimi, i cili ka arritur temperaturën dhe presionin e kërkuar për ndezjen e karburantit”, ka thënë Petrov.
Lidhur me spekulimet se incidenti është udhëhequr nga sinjalizimi i dobët në autostradën Struma, Petrov shtoi se dukshmëria ka qenë në rregull.
”Vërtet, shenja horizontale, shenja anësore, pak janë zbehur, por nuk janë të padukshme. Mesi, vija qendrore që ndan korsitë është mjaft e ndritshme dhe sigurisht e dukshme”, pohoi Petrov.
Kujtojmë që, në aksidentin tragjik në Bullgari 45 persona humbën jetë, ndërsa 7 arritën të dalin nga autobusi dhe të shpëtojnë./TV21

Back to top button