Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç

Në festën e Birrës në Korçë, që po zhvillohet në terminalin e autobusëve, është hedhur dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që në skenë është ngjitur këngëtari serb Goran Bregoviç. Raportohet se autorët që kanë hedhur gazin janë shoqëruar  në polici.
Nuk dihet se përse ka ardhur ky veprim nga i riu, por vlen të kujtojmë se ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, ka shkaktuar shumë debate në vendin tonë, por edhe në Kosovë./oranews

Back to top button