​Hidhet shorti për 1/16 të Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës është hedhur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke përcaktuar çiftet e raundit 1/16 të finales. Skuadrat elitare e kanë shmangur njëra-tjetrën në këtë fazë, ndërsa në letër të gjitha dhjetë ekipet e Superligës duken favorite për të kaluar tutje.

Fituesi aktual i Kupës, Prishtina, do të përballet me Top Football, ndërsa Ballkani do ta presë Rilindjen 1987, skuadër që e kishte eliminuar më herët në një prej befasisë më të mëdha të edicionit të kaluar.

Kampioni në fuqi, Drita, udhëton te Besa e Pejës, ndërsa Gjilani ndeshet me Istogun. Llapi luan para tifozëve të vet kundër Vjosës, e Ferizaj zhvillon derbin lokal me Tefik Çangën. Drenica përballet me Prizrenin, Prishtina e Re me Lepencin dhe Dukagjini pret Ramiz Sadikun. Një sfidë e vështirë pret Malishevën që udhëton te Trepça, në një nga ndeshjet më intriguese të raundit.

Çiftet e plota të shortit janë si më poshtë:

Dukagjini – Ramiz Sadiku, 2 Korriku – Dinamo, Ballkani – Rilindja 1987, Flamurtari – Vushtrria, Drenica – Prizreni, KEK-u – Vëllaznimi, Prishtina e Re – Lepenci, Kika – Trepça ‘89, Liria – Suhareka, Istogu 03 – Feronikeli ‘74, Top Football – Prishtina, Gjilani – Istogu, Besa – Drita, Llapi – Vjosa, Trepça – Malisheva, Ferizaj – Tefik Çanga.

Back to top button